Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 43 vjecari italian në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 43 vjecari italian në Tiranë

72
0
Shares

Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar nga Interpol Tiranë ditën e sotme.

43 vjeçari me inicialet M.N, lindur dhe banues në Itali është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt vendit Italisë pasi Gjykata e Brescia, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale ‘Mashtrim’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celular dhe dokumenta.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian:

  1. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një automjet,  dy aparate celular dhe dokumenta.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY