Ambasadori i BE Soreca: Respektoj vendimin e opozitës për djegien e mandateve

Ambasadori i BE Soreca: Respektoj vendimin e opozitës për djegien e mandateve

81
0
Shares

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora  foli mbi krizën politike në Shqipëri.

Ai deklaroi se kriza e tanishme është një cikël që tashmë duhet të thyhet. Ai tha se respekton djegien mandateve të opozitës, por thekson se duhet të pranojë dhe dialogun me qeverinë.

Soreca është pyetur dhe mbi protestën që do të zhvillohet nga opozita për të cilën shpreson se do të jetë paqësore.

Ambasadori Soreca theksoi se “që prej shkurtit është një situatë e paprecedentë për vendin. Është e rëndësishme për mua që të vazhdoj të kem hapur kanalin e komunikimit me të gjitha partitë politike. Ky ka qenë objektivi im kryesor që prej krizës politike, në mënyrë që të kem mundësi që të flas me qeverinë, e cila është homologia e natyrshme e institucionit tim. Po ashtu shpenzim i të njëjtës kohë edhe gjatë bashkëbisedimeve me partitë e opozitës jashtë apo brenda parlamentit, në mënyrë që të gjenim një terren të përbashkët ose që të ndihmonim që të gjendej ky terren i përbashkët për një zgjidhje të mundshme për këtë situatë politike të momentit” tha Soreca.

Ai shtoi se “platforma e 10 pikave për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një propozim legjitim që duhet vlerësuar, por në të njëjtën kohë dialogu duhet të ndodhë me qeverinë që është zgjedhur që është zgjedhur nga qytetarët shqiptarë. Kështu që kultura e kompromisit, dialogut e urës që duhet të kalohet, të gjitha këto fjalë janë një koncept i vetëm, që është që të dyja palët le të vazhdojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën për interesin kolektiv dhe të përbashkët të qytetarëve shqiptarë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY