“Shqipëria ka nevojë për mentalitet europian”, Kryemadhi mesazh: Të vazhdojmë betejën…

“Shqipëria ka nevojë për mentalitet europian”, Kryemadhi mesazh: Të vazhdojmë betejën…

50
0
Shares

Në Ditën e Evropës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar duke dhënë një mesazh.

Ajo thotë se kjo ditë na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik.

Në një status në Facebook, ajo thotë se 9 maji është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij.

Statusi i Monika Kryemadhit

9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit. 

Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!

Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY