Nesër ditë zie në Shqipëri në nderim të Zarife Hasanajt

Nesër ditë zie në Shqipëri në nderim të Zarife Hasanajt

68
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Ministrave është marrë vendimi që nesër, datë 10 Maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje.

Po nesër në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni.

Homazhen për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i  plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY