Të plagosurit në Letoni, majori Tanushi në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndaje

Vizita e ministres Olta Xhaçka në Letoni ka zbuluar dhe gjëndjen shëndetsore të dy efektivë të tjerë pas incidentit të rëndë ku mbeti e vdekur Zafire Hasanaj.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar trupat e Forcave të Armatosura, si dhe dy ushtarakët. Lajmi i keq që vjen prej kësaj vizite është fakti se gjendja e komandantit të kontingjentit, major Tanushi, mbetet e rëndë.

Major Tanushi mbahet nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërkohë që rreshteri Kapaj është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9, me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë. Efektivja do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet pranë familjes se saj.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje