FOTO/Ja çfarë i bashkon 3 opozitaret, Jorida Tabakun, Ina Zhupën dhe...

FOTO/Ja çfarë i bashkon 3 opozitaret, Jorida Tabakun, Ina Zhupën dhe Klajda Gjoshën

93
0
Shares

Të tre personazhet më të spikatura të politikës ndanë lajmin e bukur se  së shpejti do të bëhen nëna! Një emocion i cili nuk ka sesi të shpjegohet, përveçse nga ato që e kanë përjetuar.

Së fundmi, duket se tre gratë e njohura të politikës, dhe opozitare të forta,  do të përjetojnë këtë ndjesi unike. Më poshtë listojmë disa prej tyre që së shpejti do të bëhen nëna.

Klajda Gjoshaj

Ishte Monika Kryemadhi ajo e cila zbuloi aksidentalisht që Klajda Gjoshaj, ish-ministrja e Integrimit ishte shtatzene, në një nga protestat kur ajo pa dashur tha: “Klajda Gjosha ishte dhunuese? Që është dhe shtatzënë”?.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe  më vonë, ish-ministrja e Integrimit jo vetëm pranoi lajmin, por edhe zbuloi se shumë shpejt në familjen e saj do të vijë në jetë një vajzë.  Gjithashtu, ish-deputetja e LSI-së ka një djalë, i cili quhet Luis.

Jorida Tabaku
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbuluar seksin e fëmijës që pret të sjellë në jetë. Ish-deputetja ka zbuluar se pas vajzave binjake, do të sjellë në jetë një djalë. Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate.

Ina Zhupa
Zëdhënësja e Partisë Demokratike në urimin që bënte për Pashkët zbuloi se shumë shpejt pret te sjelle në jetë fëmijën e saj. Ajo  ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur, duke i uruar Pashkët bashkë me djalin që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Statusi i Ina Zhupës:
“Gëzuar Pashkën miq, nga unë dhe im bir! Bekimi më i madh në jetë është familja. Ndaj ju uroj të gjithëve familjarisht mirësi, dashuri, shëndet dhe begati”!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY