DETAJE/Ndalohet një person në Kavajë, i dyshuar për veprimtari kriminale në qytet

DETAJE/Ndalohet një person në Kavajë, i dyshuar për veprimtari kriminale në qytet

57
0
Shares

Policia ka informuar për një tjetër operacion të koduar si “Pedonalja”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar 27 doza Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet.

Operacioni është bërë në kuadër të goditjes se shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve të forta narkotike.  Në pranga një shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në  përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , Seksioni i Policisë kriminale i Komisariatit të Policisë  Kavajë  në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas  merrej me  shpërndarje të  lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, kanë  zhvilluar operacionin e koduar “PEDONALJA”.

Si rezultat i operacionit , në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”,-thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY