Arrestohet këngëtarja shqiptare, akuza për të cilën dyshohet është e rëndë

Arrestohet këngëtarja shqiptare, akuza për të cilën dyshohet është e rëndë

72
0
Shares

Reperja e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane. Lajmi është bërë i ditur në orët e hershme të mëngjesit nga portali prestigjioz ’20 minuten’ i cili ka zbuluar mes tjerash edhe historinë për të cilën akuzohet artistja.

Fjala është për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para cash vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana. Akuza ndaj vëllait është pushuar sepse paratë janë dhënë në dorë. Tashmë thuhet se ka fakte të transaksioneve bankare të cilat kanë dërguar deri në arrestimin e mbrëmshëm.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to” – thotë Petra Z. “Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten.” – shtoi zviceranja në prononcimin për 20 minuten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY