ISHP nxjerr rezultatet e para, ja pse u helmuan banorët në Bulqizë

ISHP nxjerr rezultatet e para, ja pse u helmuan banorët në Bulqizë

69
0
Shares

Mesa duket do të mbetet mister, shkaku se pse rreth 100 banorë të Bulqizës u helmuan.

Pas helmimit, u dyshua se shkak mund të ishte uji i pijshëm ndaj dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë analizat e para pas disa ditësh.

Sipas këtij instituti, analizat uji i pijshëm kanë rezultuar negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale.

Njoftimi i ISHP-së

Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë. Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale.Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY