DETAJE/Grabitja e vilës në Korçë, pronari rrëfen momentet: Na lidhën duart dhe...

DETAJE/Grabitja e vilës në Korçë, pronari rrëfen momentet: Na lidhën duart dhe gojën…

118
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme një biznesmen në Ciflig të Korçës u grabit nga tre persona, ende të paidentifikuar.

Burime nga policia, bënim me dije se personat ishin të maskuar si policë, ndërsa kanë marrë shumën prej 1.6 milionë lekësh të vjetra.

Pre e grabitjes ranë një burrë e grua, përkatësisht, Nevruz dhe Sadete Vila, ndërkohë që zyrtarisht nga policia e Korçës nuk ka asnjë njoftim.

Nevruz Vila ka rrëfyer për mediat dhe momentin e ngjarjes:

Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim”.

Ai tregon se është pronar i një gomisterie servis dhe anije peshkimi Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Vila tregon se policia e ka gjetur me duar të lidhura. Pasi u larguan gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje.Nga dëshmia e bashkëshortëve korçarë, mësohet se njëri prej grabitësve kishte dialekt verior.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY