Çudit moti, bie borë në Dibër

Çudit moti, bie borë në Dibër

111
0
Shares

Edhe pse jemi në stinë pranvere, ka pasur reshje dëbore në disa zona të  Shqipërisë.

Në zonat malore, vendin e shiut e kanë zënë reshjet e dëborës. Bëhet fjalë për qarkun e Dibrës në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në kulturat bujqësore, por nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.

Siç raportohet, reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të thella malore, konkretisht në Selishtë, Kala e Dodës dhe në Arras.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY