Artistët dhe PD do të rivendosin gërmat e Teatrit Kombëtar, ja çfarë...

Artistët dhe PD do të rivendosin gërmat e Teatrit Kombëtar, ja çfarë do të ndodhë pas pak

56
0
Shares

Artistët janë të vendosur për ti kthyer emrin Teatrit Kombëtar. Sipas një njoftimi të fundit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike, në orën 18.30 do të bëhen bashkë për të vendosur gërmat që identifikonin Teatrin Kombëtar, që u hoqën dy javë më parë natën nga Bashkia e Tiranës.

Gjatë këtyre dy javëve, Bashkia jo vetëm që kreu aktin e turpshëm por me ndihmën e Ministrisë së Brendshme vendosi edhe një patrullë policie pranë Teatrit në mënyrë që gërmat të mos rivendoseshin.

“Sot në oren 18.30 në sheshin e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të bëjë një konferencë për shtyp në lidhje me heqjen e shkronjave të emrit të Teatrit Kombëtar dhe kallzimit penal që është bërë në lidhje me këtë ngjarje!

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të na bashkohen në Sheshin e Teatrit, në ora 18.30, ku janë thirrur të gjithë mediat, dhe prej nga aty ne do të bëjmë publike të gjitha faktet e reja që kemi mbledhur.

Të bashkuar në mbrotje Teatrit, të së Mirës Publike, Trashëgimisë!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit!”

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/811717782530896/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY