FOTO/Hiqej si punonjës policie, zbulohet mashtruesi në Tiranë

FOTO/Hiqej si punonjës policie, zbulohet mashtruesi në Tiranë

197
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një person i cili mashtronte duke u prezantuar si punonjës i policisë.

Bëhet fjalë për një 42 vjeçar nga Tirana me precedentë penalë për mashtrim e vjedhje. Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tij erdhi nga telefonata e një qytetari.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY