VIDEO/ Autostrada Tiranë – Durrës, më e rrezikshme në vend

VIDEO/ Autostrada Tiranë – Durrës, më e rrezikshme në vend

58
0
Shares

Kjo është një autostradë e çfarëdoshme në një nga vendet e Europës. Ndërsa kjo është autostrada Tiranë – Durrës. Kilometra larg gjeografikisht, por akoma më shumë larg standardeve të familjes europiane ku Shqipëria pretendon të hyjë.

“Kjo që po shihni ndodh në autostradën Tiranë – Durrës, në mbikalimin e Fllakës. Makina që vijnë nga një kalim i paligjshëm futen në autostradë duke i prerë rrugën automjeteve që kalojnë me të paktën 90 km/orë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për jetën e gjithkujt që përdor autostradën”.

Është një kalesë e paligjshme, në mes të autostradës, e cila ka shkaktuar me dhjetëra aksidente. Si ky i ndodhur vetëm disa ditë më parë, i fiksuar në këto pamje filmike të siguruara nga Tv Klan.

Veç automjeteve private, këtu kalon edhe urbani i Fllakës. Edhe pse i dukshëm, askush nuk ndërhyn për ta mbyllur këtë kalim të rrezikshëm.

Dikur këtu u vendosen parmakë metalikë, por ato janë hequr dhe janë hedhur tutje, siç e shihni në këto pamje.

Do të mjaftonte që policia të merrte kamerat e sigurisë të bizneseve këtu pranë për të zbuluar dhe ndëshkuar sipas ligjit ata që i dëmtuan, duke cënuar sigurinë rrugore.

E po ashtu do të mjaftonin disa blloqe betoni për ta izoluar njëherë e mirë këtë rrezik.

Por kjo duket e tepër për standardin e Shqipërisë, që teksa kërkon me këmbëngulje t’i hapet dera e Europës, nuk arrin dot të mbylle një vrimë të rrezikshme në aksin kryesor rrugor të vendit dhe për të venë rregull në të përfundimisht. Pasi siç duket jemi mësuar, qe masa i marrim vetëm pasi na ndodhin fatkeqësitë./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY