VIDEO/Arkitekturë moderne dhe e veçantë, hapet më në fund stadiumi “vaginë”

VIDEO/Arkitekturë moderne dhe e veçantë, hapet më në fund stadiumi “vaginë”

196
0
Shares

Një formë aspak të zakontë ka stadiumi më i fundit i projektuar nga Zaha Hadid.

Arkitektja e ndjerë britanike-irakiane, e cila ndërroi jetë në vitin 2016, ka realizuar shumë vepra madhështore, dhe një prej tyre është një nga stadiumet e reja në Katar.\

Forma e stadiumit është frymëzuar nga varkat tradicionale që kanë përdorur gjithnjë peshkatarët e zonës, por sot, komentuesit e bënë virale për një tjetër arsye, për faktin që ka ngjashmëri me vizatimet e gjenitaleve femërore. Siç pritej, kjo i dha më shumë famë se arsyeja origjinale e formës.

Përveç arkitekturës së veçantë dhe moderne, kjo vepër, e cila po ndërtohet në mes të nxehtësisë së shkretëtirës,  mbart një teknologji shumë të përparuar për sa i përket sistemit të ajrimit.

Kondicionerët e teknologjisë më të fundit pritet t’ua ulin temperaturën tifozëve deri në 22 gradë celsius.

Arkitektët kanë preferuar të hapin stadiumin me heret se afati i vendosur, qe korrespondonte me fillimin e kampionatit të Kupës së Botës në 2022.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY