Ekzekutimi i kushërinjve, gjykata vendos për autorët, zbardhen dëshmitë e tyre

Ekzekutimi i kushërinjve, gjykata vendos për autorët, zbardhen dëshmitë e tyre

113
0
Shares

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Tre të akuzuarit Manuel Bushi, Markel Bushi dhe Vincent Bushi kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Zbardhen dëshmitë në gjykatë

Mësohet se Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit, por se ishte penduar.

“Nuk doja t’ vrisja. Jam pendur prë atë çfarë kam bërë”,-ka thënë ai.

Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës.

Më goditën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve”,-ka thene Vincenc Bushi. Ndërkohë Manuen Bushi nuk ka folur.

NGJARJA

Kelvin dhe Erjon Jushi u vranë mbrëmjen e 28 prillit në Laç. Sipas Policisë shkak për ngjarjen është bërë një grindje gjatë drekës ku një nga autorët ka krijuar probleme në lokalin ‘Piaca’ në pronësi të njërit prej kushërinjve Jushi.

Pasi kanë mësuar për incidentët, kushërinjtë Jushi, janë vënë në kërkim të autorit të incidentit, me të cilin kishin njohje, pasi jetojnë në të njëjtën zonë.

Por pasi janë takuar sqarimi nuk ka qenë me tone të qeta, madje ka kaluar edhe në përplasje fizike.

Në sherr e sipër një nga kushërinjtë e personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë në drejtim të kushërinjë Mikel dhe Jani Jushi, të cilët më pas ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY