“Samiti nuk ishte për negociatat”: Rama ‘shfryn’ ndaj mediave: Keqinformim mediatik dhe...

“Samiti nuk ishte për negociatat”: Rama ‘shfryn’ ndaj mediave: Keqinformim mediatik dhe politik

47
0
Shares

Kryeministri Rama i ndjerë në presion, e ka ndjerë të nevojshme një sqarim të detajuar mbi Samitin që u mbajt në Berlin.

Rama e nisi mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, duke sulmuar sërish mediat dhe opozitën.

Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim, keqinformim më të madh mediatik dhe politik, sesa tërësia e marrëzirave dhe ligësive që u shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave në Tiranë dhe Prishtinë, samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat, asnjë samit për integrimin e Ballkanit perëndimor”, u shpreh Rama.

“Nuk shkova në takim për vendimin në zyrën e kancelares, se ajo nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën, pa dalë raporti”, shtoi ai më tej.

Nga ana tjetër, Rama ka sqaruar dhe atë që u mesua lidhur me shtyrjen e negociatave, per ne Shtator.

“Është folur për shtatorin nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave për ndonjë arsye që lidhet me Shqipërinë”, tha Rama para ministrave dhe deputetëve socialistë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/332285107472297/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY