Nuk vërtetohet që ka vdekur, Prokuroria vazhdon hetimet për Admir Muratajn

Nuk vërtetohet që ka vdekur, Prokuroria vazhdon hetimet për Admir Muratajn

128
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka shtyrë për 14 maj gjyqin për vërtetimin e vdekjes së Admir Murataj. Në seancën e sotme, mjekësia ligjore nuk kishte sjellë akt-ekspertimin e vdekjes.

Për këtë arsye, Gjykata i la afat Prokurorisë deri më 14 maj të sjellë akt ekspertizën e vdekjes, certifikatën e vdekjes që të vërtetojë që Admir Murataj ka vdekur.

Sipas prokurorit të çështjes, Ened Nakuci, gjurmët e gishtave kanë vërtetuar se Admir Murataj ka qenë ne grabitjen e 9 prillit, por nuk i është paraqitur akti i shkruar.

Gjykata i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç’regjistrimi.

Ndaj Admir Muratajt rëndojnë akuzat për tri grabitje 2015-2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që trasportonin para drejt Rinasit.

Për grabitjen e 9 prillit, në Rinas, janë arrestuar 6 persona, ndërsa pritet mbyllja e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY