“Nuk shkova për negociatat”, Vasili-Ramës: Ja çfarë ndodhi në Berlin

“Nuk shkova për negociatat”, Vasili-Ramës: Ja çfarë ndodhi në Berlin

50
0
Shares

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili në takimin me deputetët e partisë së tij, sqaroi versionin e tij të së vërtetës në samitin e Berlinit. (kliko këtu).

Vasili shkruan se Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.

Ja postimi i tij i plotë:

Edi Rama la Shqiperinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s’e luan topi!!

Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.

Shkurt, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës per cepa buzeqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh.

Ja çfarë ndodhi në Berlin Edi Rama:

1.Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së teritorit të Kosovës.

2.Shqiperinë e la pa hapjen e negociatave për të cilat genjeu nje vit rresht shqiptarët.

3.La Kosovën pa viza për shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.

4.E përfaqësoi Shqiperinë për faqe të zezë me ata derdimenë, që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqiperia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY