Kush e vrau Admir Muratajn? Vajza e tij padit Policinë e Shtetit

Kush e vrau Admir Muratajn? Vajza e tij padit Policinë e Shtetit

83
0
Shares

Disa javë pas vrasjes së tij, familja e Admir Murataj ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.

Padia është ngritur nga vajza e 47-vjecarit Murataj, përmes avokatit Arbër Hoxhaj. Ajo ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.Familja Murataj pretendon se i afërmi i tyre është vrarë qëllimisht nga policia, pasi punonjësit e FNSH nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Murataj mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas megagrabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë këtu që më herët vëllai i tij është shprehur se do të gjejë autorët dhe nëse policia nuk e bën punën e saj.  (kliko këtu).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY