“Shokon” avokati i njohur: Vrasjet në Shqipëri i bëjnë myslimanët

“Shokon” avokati i njohur: Vrasjet në Shqipëri i bëjnë myslimanët

932
0
Shares
Avokati, Saimir Visha

Që krimi në vend ka prekur majat dhe se dhuna në familje nuk njeh limite këtë e dimë të gjithë, por që në Shqipëri të vriskan vetëm myslimanët këtë nuk e dinim.

“Fakte” të tilla është kujdesur të na tregojë avokati Saimir Vishaj, i cili ka provokuar jo pak debat me deklaratën e tij se në Shqipëri vrasin e dhunojnë myslimanët. “Më gjeni një emër ortodoksi që ka kryer një vrasje” thotë njeriu që ka mbaruar shkollë për drejtësi dhe ushtron profesionin si avokat (përfshi këtu edhe i muslimanëve).

“Të hysh në emrat… do të shikoni një fenomen të krimit e sidomos të krimit në familje… nëse ju të medias do më gjeni një emër të një ortodoksi që ka kryer një vrasje në familje…?”,- pyeti Vishaj gjatë emisionit të mbrëmshëm në “Dritare” dhe menjëherë hasi në debat me të pranishmit.

Socilogu Alfred Halilaj tha në kundërshti me teorinë e Vishajt: “Nuk është analizë kjo të vendosësh besimin fetar përgjegjës për rritjen e kriminalitetit. Nuk mund të jetë, nuk mund ta themi këtë. Eshtë absurde ta themi.”

Më pas, Vishaj e replikoi duke thënë se: “Ne jemi ata që në përditshmërinë tonë ndeshemi me kontingjentet, me autorët, me autorët e dyshuar. Teoria është tjetër, ajo çfarë themi është tjetër”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY