‘Nuk deshëm t’i vrisnin’, vrasësit e kushërinjve në Laç pendohen: U zumë...

‘Nuk deshëm t’i vrisnin’, vrasësit e kushërinjve në Laç pendohen: U zumë për një foto…

147
0
Shares

Vrasja në Laç ka ndodhur për motive banale. Të paktën kështu e kanë konfirmuar autorët edyshuar të cilët ndodhen në burg.

“Nuk deshëm t’i vrasim kushërinjtë Jushi”. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Kështu janë shprehur para hetuesve vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi.

Ata janë shprehur të penduar që situata arriti deri në marrjen e dy jetëve të kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, Report Tv raporton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Sipas të dhënave, ata ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale. (Pakënaqësi për fotot e postuara, “pse e ke hedhur këtë foto”, mësohet të jenë shprehur të rinjtë)

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY