Zbardhet takimi i aleatëve të PD me Metën, çfarë u diskutua mes...

Zbardhet takimi i aleatëve të PD me Metën, çfarë u diskutua mes tyre

54
0
Shares

Ka përfunduar takimi i Partive të ‘Qendrës së Djathtë’  me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Pjesë e takimit ishin kryetarët e PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK.

Presidenca ka zbardhur takimin e zhvilluar sot, duke dhënë detaje mbi ato që u thanë.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë organizimin e një tyrezë opozitë-mazhorancë për t’i dhënë zgjidhjes së krizës nëpërmjet një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Njoftimi i plote:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, z.Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z.Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, z.Nard Ndoka dhe dëgjoi me vëmendje çështjet e ngritura gjatë takimit.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës.

Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY