FOTO/Dyshohet se u vra nga burri, dëshmia e kryeplakut: E gjetëm të...

FOTO/Dyshohet se u vra nga burri, dëshmia e kryeplakut: E gjetëm të mbuluar me gjak

88
0
Shares

Dëshminë e parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Memaliaj e ka dhënë kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha.

Ai tregon detaje lidhur me atë që i kishte thënë burri i 53-vjeçares të gjetur pa jetë në banesë.Dyshohet se ajo është vrarë në orën 03:00 të mëngjesit nga burri i saj, Skënder Hoxha. Ky u fundit është shoqëruar në polici.

“Dëgjuam zhurmë dhe shkuam të shikonim. Burri i 53-vjeçares na tha mos e prekni se e kanë vrarë. E gjetëm të mbuluar me gjak“, është shprehur Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Nga informacionet e deri tanishme, bëhet me dije  vetëm se në orën 06:00, është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët një 53-vjeçare, Antoneta Hoxha. Vdekja e gruas mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj 53-vjeçares, pasi ajo ka dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.  53-vjeçarja është nënë e 4 fëmijëve.

Gruaja e vrare

Çifti kishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin dhe kohët e fundit kanë pasur debate mes tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY