Zaev dorëhiqet nëse nuk hapen negociatat në qershor/ Po Rama?…

Zaev dorëhiqet nëse nuk hapen negociatat në qershor/ Po Rama?…

51
0
Shares

Merkel nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësohet më tej nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Burime nga CDU/CSU i thanë Dw-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Ky është lajmi që raportoi pak më herët Deutche Welle sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është dështimi i dytë rradhazi për kryeministrin Edi Rama, i cili një vit më parë madje “festoi” hapjen e negociatave me Brukselin, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi realisht.

Por ndryshe duket situata me Maqedoninë e Veriut pas arritjes së Marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Sipas medias zyrtare gjermane, kancelarja Angela Merkel ka ushtruar presion ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, që ky i fundit të bëjë lëshime për Shkupin dhe të pranojë hapjen e negociatave.

Ndërkohë vetë Zoran Zaev, gjatë Samitit të Berlinit, është shprehur se, është i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse në qershor Shkupi nuk hap negociatat me BE-në.

Po kryeministri ynë kur pritet ta bëjë një gjë të tillë?…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY