EMRAT/Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç, identifikohen autorët

EMRAT/Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç, identifikohen autorët

127
0
Shares

Policia ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Laçit.

Burime bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar për vrasjen e kushërinjve janë dy persona të identifikuar si Markel Gjonbushi dhe Vincenc Pali (Bushi). Policia thotë se ende po punon për kapjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në një prej lokaleve të njohur si “Piaza”. Viktimat janë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç.

Gjithçka ka nisur nga një debat në lokal, ndërsa pas tensionimit të situatës, Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas nga autori. Dy djemtë e xhaxhallarëve janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, por autori i ka arritur dhe i ka qëlluar disa herë.

Të dy ndërruan jetë në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY