Ekzekutimi i kushërinjve në Laç, Berisha: Njëri nga autorët i lidhur me...

Ekzekutimi i kushërinjve në Laç, Berisha: Njëri nga autorët i lidhur me qeverinë

93
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Laç,  ku humbën jetën dy persona.

Berisha thotë se një nga autorët, Markel Bushi, është bashkëpunëtor i Qeverisë.

Bushi, sipas Berishës, është autor i një grabitje me armë, dënuar me 9 vite burg dhe që në 2017 kishte qëlluar me kallashnikov policinë. Por, pavarësisht këtyre, Berisha shkruan se ai jetonte i lirë për shkak të lidhjeve të forta me qeverinë.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! sb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY