VIDEO/ Sekuestrohet arsenal armësh në Velipojë, shpallet në kërkim një person

VIDEO/ Sekuestrohet arsenal armësh në Velipojë, shpallet në kërkim një person

100
0
Shares

Në vijim të kontrolleve të policisë së Shkodrës për kapjen e personave që qëlluan me armë zjarri në Velipojë, policia ka zbuluar armë dhe municione luftarake në një banesë të braktisur.

“Gjatë operacionit Policia ka ushtruar  kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të  shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri”.

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit  G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar  një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë  që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Velipojë -ShkodërOperacioni policor i koduar "Luarëz"Sekuestrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie Shpallet në kërkim poseduesi i tyreNë vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Luarëz".Gjatë operacionit Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri. FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t'i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 27 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY