Shpresë për tifozët e Liverpulit, “tersi” Rama shfaqet me xhupin e Mançester...

Shpresë për tifozët e Liverpulit, “tersi” Rama shfaqet me xhupin e Mançester Sitit

180
0
Shares

Kryeministri, Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Elbasanit, në një takim të dështuar dhe të karakterizuar nga protestat qytetare në një anë dhe dhuna e presioni policor nga ana tjetër.

Përtej premtimeve të radhës nga ana e Ramës ajo që ra në sy ishte veshja e tij.

Këtë herë Rama kishte veshur një xhup të Mançester Sitit.

Kujtojmë që në kampionatin anglez të futbollit po vijon lufta e ashpër mes Sitit dhe Liverpulit, ndërsa pak kohë më parë Rama mbante veshur edhe xhupin e të kuqve të Jurgen Klopit.

Ai ka qenë një lloj “tersi” sa herë ka veshur xhupat e skuadrave të tjera të mëdha si Juventus apo Bajerni i Mynihut, pa harruar këtu edhe Kombëtaren shqiptare e cila është ndëshkuar sa herë Rama ka qënë në stadium.

Nesë do të përmbushet “profecia” atëherë Rama duket se po “i jep” titullin Liverpulit mbas 29 vitesh pritje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY