Dy plumba adoleshentit shqiptar në Itali, e lënë të gjakosur te dera...

Dy plumba adoleshentit shqiptar në Itali, e lënë të gjakosur te dera e spitalit

99
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, me protagonist një shqiptar.

Nga informacionet që japin mediat e huaja, një adoleshent shqiptar është qëlluar me dy plumba. Shqiptari është lënë i gjakosur tek dera e spitalit, nga një makinë që është larguar me shpejtë.

Mediat italiane shkruajnë se  gjithçka ka nisur mbremjën e djeshme, kur një 16 vjecar shqiptar, është qëlluar më së paku dy plumba.

I riu i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi ishte në rrezik për jetën, por pas ndërhyrjes, mjeket premtojnë për gjendje të qëndrueshme dhe që pritet të përmirësohet në ditët në vazhdim.

Policia ka nisur hetimet, lidhur me këtë ngjarje, por pritet dëshmia e të riut për të zbardhur ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY