U arrestua për grabitjen e Rinasit, ja kush është “daja” nga Kosova

U arrestua për grabitjen e Rinasit, ja kush është “daja” nga Kosova

121
0
Shares

Personi në foto është Ragip Hajdini, i njohur si  “Daja” nga Kosova, i cili është arrestuar pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Hajdini është një nga të dyshuarit për grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Arrestimi i tij (i gjashti) erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi Ragip Hajdini, 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal”,- sqaronte policia.

KUSH JANE 6 TE ARRESTUARIT
Alkond Bengasi
Renaldo Sula

Oltian Veseli

Saimir Çela
Elton Pikli
Ragip Hajdini

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY