Iu shmang protestuesve në Shkodër, Paloka-Ramës: Ti edhe në banjo shkon i...

Iu shmang protestuesve në Shkodër, Paloka-Ramës: Ti edhe në banjo shkon i veshur me anti-plumb

83
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk u prit mirë në Shkodër  dhe Malësi të Madhe, por u përball  me protestat e organizuara nga opozita.

Për t’iu shmangur atyre,  Rama ka mundur të kalojë nga ura e Spatharit me një “ushtri të tërë policësh e bodigardësh”, një fakt që nuk i ka shpëtuar nënëkryetarit të PD-së Edi Paloka, i cili e ka ironizuar kryeministrin përmes një statusi në rrjetin social.

Paloka shkruan se kryeministri i vendit edhe kur shkon në banjo nuk e heq anti-plumbin nga trupi e se në Surrel nuk ka fëmijë që të guxojë të ngrejë një balonë në qiell.

Ja postimi i plotë i Palokës:

Në Kukës shkon me helikopter!

Në Malsi të Madhe kalon ferrash!

Kryeministrinë dhe Parlamentin i ka rrethuar sikur të jetë në Rripin e Gazës e jo në kryeqytetin e një vendi që pret të antarsohet në BE.

Kur leviz rrugëve me makinë, të krijohet përshtypja sikur është duke u dislokuar ndonjë bazë e NATO-s aq shumë mjete e forca e shoqërojnë.
Një ushtri me bodyguard ju kontrollojnë deri të mbathurat edhe ministrave përpara se të ulen për drekë me të!

Surreli “i merr të keqen” Bllokut të dikurshëm se në çdo ferrë e mullar bari ka nga një roje. Kalamajtë e fshatit as balona nuk ngrenë dot më në Surrel se i rrethon garda dhe i asgjëson si rrezik për sarajet e liderit suprem . 

Antiplumbin nuk e heq as kur futet në dush!

E megjithatë vazhdon të bëjë “cubin” arrogantin dhe të fortin me një popull që ka arritur në limitet e mbijetesës.

Zoti ja shtoftë inatin…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY