Zbulohen “3 skifterët” në Elbasan, bënin namin në shtëpi e makina

Zbulohen “3 skifterët” në Elbasan, bënin namin në shtëpi e makina

39
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 të rinj të akuzuar për një sërë vjedhjes gjatë këtij viti në këtë qytet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: I.C., 21 vjeç, D.C., 24 vjeç dhe F.K., 19 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit F.SH., banues në Podujevë, Kosovë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin dyshohet se janë edhe autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në periudhën janar -mars, ku dyshohen se kanë vjedhur 4 banesa ku kanë marrë pajisje elektro- shtëpiake, lekë, bizhuteri e sende të tjera. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY