Lirohen mjekët e arrestuar në Elbasan, familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjën...

Lirohen mjekët e arrestuar në Elbasan, familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjën në duar

106
0
Shares

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në qytetin e Elbasanit, sot para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca  për dy mjekēt e arrestuar pas vdekjes së 25 vjeçares Rexhina Debrova.

Prokurori Xhelian Seferi pasi referoi para gjykatës hetimin e plotë të çështjes nē ngarkim tē dy mjekëve kërkoi që ndaj tyre të caktohej masa “Detyrim Paraqitje”.

Pala mbrojtese kishte kërkuar më parë rrëzimin e kërkesave duke i konsideruar të pafaktuara. Avokati i mjekut reanimator, i kërkoi gjykatës moscaktim të asnjë mase penalizimi ndaj klientit të tij pasi  ai ka kryer detyrën me korrektësi dhe nuk rezulton të ketë asnjë shkelje të protokollit të mjekimit të pacientes që fatkeqësisht për shkak të një komplikacioni tē rrallë humbi jetën pas operacionit.

Edhe Ilir Murra, avokati i mjekut Kardiolog kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit Murraj ,arrestimi i mjekut kardiolog është i paligjshëm dhe ndaj tij nuk duhet të jepet asnjë masë.

Ndërkohë që familjarët e viktimës së bashku me foshnjën në krahë protestuan para Gjykatës duke kërkuar që përgjegjësit, të dënohen.

25 vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën  pas lindjes së fëmijës së saj të parë në maternitetin e Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY