E rëndë në Tiranë, tritol makinës së oficerit të policisë

E rëndë në Tiranë, tritol makinës së oficerit të policisë

126
0
Shares
Foto ilustruese

Një punonjësi të policisë rrugore në Tiranë i është vendosur nje sasi prej 100 gramesh tritol në makinë.

Mësohet se eksplozivi është vendosur në makinën e oficerit të policisë, që ishte parkuar para shtëpisë së tij ne zonen e Yrshekut.

Oficeri i Policisë Rrugore është identifikuar si Julian Çikaj. Mjeti mesohet se ishte e regjistruar ne emrin e babait te oficerit te policise.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY