Shiti shtëpinë e la fëmijët në rrugë për bixhozin, gruaja përballet me...

Shiti shtëpinë e la fëmijët në rrugë për bixhozin, gruaja përballet me kërkesën e të shoqit

47
0
Shares

Agimi ishte personazhi që çeli mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte zgjedhur programin per t’i kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij, Mirës. Historia e tyre kishte nisur para disa vitesh kur pas kthimit nga Greqia, Agimi ishte njohur me Mirën, me të cilën kishte katër fëmijë. Ata së bashku kishin ngritur disa biznese. Gjithçka shkonte mirë midis tyre deri sa në një moment Agimi kishte filluar të luante bixhoz.

Agimi rrëfeu në studio se për shkak të vesit të tij ishte detyruar që të shiste gjithçka, madje edhe shtëpinë në të cilën jetonte me familjen. Pavarësisht se Agimi luante bixhoz Mira nuk e kishte braktisur atë, por pas një debati midis tyre ajo kishte vendosur që të divorcohej. Agimi në studio pohoi që nuk paguante detyrimin ushqimor që gjykata kishte caktuar, madje këmbëngulte që nuk do i jepte paratë sepse nuk dëshironte që t’ia dërgonte Mirës.

Kur Mira zbuloi që në anën tjetër të ekranit ndodhej Agimi vendosi që të mos e dëgjonte mesazhin e tij. Gjatë bisedës që zhvilloi me moderatoren e programit Arbana Osmani rrëfeu se Agimi e kishte dhunuar atë dhe se ajo ishte detyruar që të merrte urdhër mbrojtjeje për të dhe fëmijët. “Unë nuk i besoj fjalëve të tij sepse ai nuk do të ndryshojë. Nuk është hera e parë që i thotë këto fjalë, por unë nuk dua që të flasë. Të gjitha gjërat mund t’ia fala, por vetëm kur më nxorri nga shtëpia jo se nuk kisha asnjë njeri.”

Në studio Agimi rrëfeu se kërkonte që të vendoste një urë komunikimi midis tyre për fëmijët. “Unë kam ardhur këtu se unë e ndiej që jam fajtor ndaj saj. Unë i kam shumë borxhe Mirës, por dua vetëm që të flasim me njëri-tjëtrin asgjë më shumë. Kanë kaluar katër muaj që nga llotoja e fundit që kam vendosur dhe jam betuar që nuk do të luaj më.” ,- u shpreh Agimi./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY