PD vijon e qetë programin e saj, javën që vjen një prezantim...

PD vijon e qetë programin e saj, javën që vjen një prezantim i rëndësishëm

67
0
Shares

Partia Demokratike po punon për një platformë të plotë qeverisëse ku fillimisht po hartohet një program 100  ditor ndërsa po asistohen nga ekspertë të CDU-së gjermane. Këta të fundit do të vijnë në Tiranë me 26 prill ndërsa do të prezantojnë programin bashkë me eskpertë të PD.

Në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati  zyrtar  për regjistrimin në KQZ, si subjekte politike garuese për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka shpallur vendimin për ti bojkotuar ato, ndërsa kusht themelor  mbetet largimi i Ramës.

Për këtë qëllim, ditët në vijim duke nisur nga e hëna, Lulzim Basha do të jetë në takime intensive më strukturat drejtuese, ku do të përcaktohet qartë axhenda që opozita do të ndjekë.

Në fillim të javës, Basha do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, për të përcaktuar axhendën e protestave, që pritet të shtrihen edhe në rrethe,  ndërsa data 11 maj mbetet si më e mundshmja për protestën e katërt kombëtare.

Por krahas aksionit të protestave, Lulzim Basha, ka aktivizuar edhe grupet e punës brenda selisë blu, të cilat po hartojnë një program elektoral fokusuar në 100 ditët e para të Partisë Demokratike në qeveri, nëqoftëse arrihet objektivi për largimin e Ramës dhe qytetarët do ti besojnë pushtetin.

Programi shtrihet në disa  fusha kryesore, ekonomia, rendi, siguria, shendetësia dhe arsimi, ndërsa ekpertët demokratë po asistohen nga ekspertë gjerman të CDU-së.

Për këtë qëllim, më 26 prill pritet që një delegacion i CDU-së gjermane të mbërrijë në Tiranë,  nga ku bashkë me Lulzim Bashën do prezantojnë  për publikun   platformën e  opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY