Vrasja e gazetares në Irlandë, autorët e dyshuar dy adoleshentë

Vrasja e gazetares në Irlandë, autorët e dyshuar dy adoleshentë

42
0
Shares

Dy adoleshentë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Të rinjtë 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan ditën e djeshme. Gazetarja McKee, 29 vjeç, u qëllua pasi po vëzhgonte trazirat në Londonderry në Irlandën e Veriut të enjten mbrëma.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Creggan. Dhuna shpërtheu pas bastisjeve të policisë mbi shtëpitë në zonën e Mulroy Park dhe Galliagh në qytet.

Zonja McKee ishte pranë një automjeti të policisë 4×4 me gazetarë të tjerë kur ajo u qëllua.

CCTV ka kapur momentet e saj të fundit në turmë dhe pamjet e telefonit zbuluan personin e dyshuar të armatosur.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut  tha se një person i armatosur hodhi të shtëna drejt punonjësve të policisë në orën 23:00 të enjten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY