EMRAT/Ndryshime në dogana, shkarkohen tre drejtues të rëndësishëm

EMRAT/Ndryshime në dogana, shkarkohen tre drejtues të rëndësishëm

392
0
Shares

Së fundmi në drejtoritë e doganave në të gjithë vendin mësohet se kanë ndodhur disa ndryshime. Sipas burimeve zyrtare, ndryshimet kanë prekur degët e doganave në Tiranë, Durrës dhe Kapshticë.

Arben Krasniqi mësohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të doganës së Tiranës dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Rama.

Edhe drejtori i doganës në Durrës, Denis Shabani është shkarkuar për t’u zëvendësuar nga Rubin Shehu.

Olsi Konomi, drejtor i doganës së Kapshticës, është një tjetër prej të larguarve dhe në atë pozicion është emëruar Julian Çollaku.

Në fund të muajit mars, ministrja e Financave, Anila Denaj, vendosi Arlind Gjokutajn në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke zëvendësuar Belinda Ikonomin, e cila mori detyrën e zv/ministres së Financave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY