Vasili i përvishet Lleshajt: Ministri i brendshëm damlla dhe i lajthitur krye...

Vasili i përvishet Lleshajt: Ministri i brendshëm damlla dhe i lajthitur krye krejt!!!

39
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar me anë të një postimi në Facebook, deklaratat  në Kuvend të bëra nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e quajtur këtë të fundit “damlla dhe i lajthitur”.

Vasili shkruan se: “Ministri i brendshëm në parlament 3 ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinas deklaroi:

“Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”,

Po i njëjti ministër i brendshëm po në parlament sot deklaron krejt të kundërtën:

“Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cenohet nga një grup prej pesë vetash që cenojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj.

“Po të njëjtin ministër të brendshëm e nxorën për zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria në aeroport”.

“Shqipëria nuk ka ministër të brendshëm dhe idiotësi të tilla shqiptaret nuk kanë dëgjuar kurrë më parë.

Ka përkundrazi një damlla të inkrimnuar, që kriminelët që grabisin Aeroportin nuk i kap, ndërsa protestuesit po i kap”, deklaron ai më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY