Shpërthim i fuqishëm sërish në Fushë Krujë, tritol mobilerisë

Shpërthim i fuqishëm sërish në Fushë Krujë, tritol mobilerisë

80
0
Shares

Një shpërthim tritoli është shënuar këtë radhë po prapë në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave të para nga policia, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në pronësi të Sh.K..

Fatmirësisht, nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të natës.

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilierinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer  një sasi  e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia paraprakisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY