Interpelenca në Kuvend, Ralf Gjoni llogari Lleshajt për grabitjen: Jeni i gatshëm...

Interpelenca në Kuvend, Ralf Gjoni llogari Lleshajt për grabitjen: Jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen?

49
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sipas rendit të ditës, është thirrur  në interpelancë nga një grup deputetësh të opozitës për grabitjen e aeroportit të Rinasit me 9 prill.

Ai që i ka drejtuar një sër pyetjesh ka qënë Ralf Gjoni, deputeti i ri nga radhët e LSI.

Lleshaj sërish nuk e uli veten dhe i qëndroi edhe një herë deklaratave të tij të mëparshme, ndërsa theksoi se grabitja e 9 prillit, nuk është një ngjarje apokaliptike dhe se siguria e vendit nuk cënohet nga një grup prej 5 vetësh të armatosur.

Për këtë gjë, Gjonaj i rreshton një sërë pyetjesh ku vë në pikëpyetje punën e Lleshajt në Ministri dhe kërkon e pyet nëse ai është i gatshëm të japë dorëheqjen ministri nëse nuk gjenden fajtorët e grabitjes.

“Kemi të bëjmë me cënimin e sigurisë brenda teritorrit të NATO-a. Shteti dhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për sigurinë e shqiptarëve. Këtë përgjegjësi kryesore e ka Këshilli i Ministrave dhe në rastin konkret Ministira e Brendshme.

Grabitja në Rinas tregon që siguria e shqiptarëve dhe të huajve është në rrezik të madh. Kush mban përgjegjësi për këtë gjë? A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen nëse nuk zbardhet ngjarja?“,-ishin disa nga pyetjet që ngriti Gjoni në këtë interpelancë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY