FOTO/Qytetarët zbulojnë të riun e armatosur në Tiranë, policia organizohet për kapjen...

FOTO/Qytetarët zbulojnë të riun e armatosur në Tiranë, policia organizohet për kapjen e tij

59
0
Shares

Një 21 vjeçar në Tiranë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia i gjen shtetasit A. C. armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarak.

Policia ka marrë informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij.

Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY