FOTO/Parlamenti rrethohet nga policët, PD: Ministri i gazit lotsjellës raporton në klimë...

FOTO/Parlamenti rrethohet nga policët, PD: Ministri i gazit lotsjellës raporton në klimë ilegaliteti

32
0
Shares

Edhe pse Opozita nuk zhvilloi protestë para godinës së Parlamentit, forca të shumta policie e rrethuan nga frika e ndonjë lëvizjeje surprize.

Siç shikohet dhe në foto, ka patur një rrethim të egër policor.  Qytetarët kanë parë sot të çuditur rrethimin e godinës së seancave plenare me policë, edhe pse pranë tyre s’kishte asnjë protestues.

Interesimit të qytetarëve për shtetrrethimin, efektivët i janë përgjigjur se janë aty me urdhër të prerë të “shefit të madh”.

Nga ana tjetër, sot në sallën e seancave plenare ishte edhe Sandër Lleshaj, i cili do raportonte se përdorimi i gazit lotsjellës ishte i nevojshëm, kur përballë ndodhen protestues që kundërshtojnë politikat e Edi Ramës.

Sipas njoftimit nga PD, deputetët kanë vijuar që të hyjnë në sallë që në orën 9 të mëngjesit, në një klimë të vërtetë ilegaliteti, edhe pse jashtë s’ka pasur protestues.

Opozita e bashkuar nuk bëri protestë sot, meqenëse mësohet se sot do të mbledhë forumet e saj kryesore dhe do të marrë vendime të rëndësishme politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY