VIDEO/Vjehrri nuk ka mëshirë, qëllon me armë dhëndrin në mes të rrugës

VIDEO/Vjehrri nuk ka mëshirë, qëllon me armë dhëndrin në mes të rrugës

201
0
Shares

Ndodh që vjehrri mund të të marrë aq inat sa të të shkaktojë dhe vetë vdekjen, në formë hakmarrje.

Një krim i tillë i rëndë  ka ndodhur ditën e hënë në Kağıthane të Stambollit, në Turqi. Cemil M. ka vrarë me pistoletë dhëndrin Mesut Toptaş poshtë shtëpisë, ku kishte shkuar për të folur me bashkëshorten, më të cilën ishte edhe në prag divorci si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta.

Ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë. Toptaş shihet i drejtuar me kokë lart për tek shtëpia e vjehrrit ku ndodhej bashkëshortja e tij, ndërkohë që Cemil M. i afrohet me pistoletë në dorë dhe e qëllon.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat nisën hetimet dhe shpallën në kërkim autorin e krimit. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY