Rektori i komanduar i UT merr vendimet e para: Zhbllokon bibliotekën dixhitale

Rektori i komanduar i UT merr vendimet e para: Zhbllokon bibliotekën dixhitale

70
0
Shares

Pesë ditë pasi u caktua të marrë kompetencat e rektorit, Berndard Dosti ka marrë vendimet e para.

Në mbledhjen e datës 16 Prill Dosti ka vendosur zhbllokimin e bibliotekës digjitale dhe krijimit të aksesit për të gjithë personelin akademik dhe studentëve.

Po ashtu rektorati i ka drejtuar kërkesë gjykatës për heqjen e sekuestros për sistemin informatik të Universitetit të Tiranës që është një nevojë emergjente e studentëve por edhe stafit akademik.

Ndër të tjera Dosti ka vendosur plotësimin e të gjitha rekomandimeve të pazbatuara të lëna nga Ministria e Arsimit në dhjetor të vitit të kaluar.

Këto vendime vijnë pas urdhrit të Ministres Besa Shahini për pezullimin e Mynyr Konit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY