“Vazhdon trafiku si n’top t’karadakut”, ish-ministri për drogën drejt Durrësit: Nuk bëhet...

“Vazhdon trafiku si n’top t’karadakut”, ish-ministri për drogën drejt Durrësit: Nuk bëhet pa garanci shtetërore

74
0
Shares

Ish-ministri  Ylli Manjani ka komentuar sasine e kokainës që u kap në Maltë, e cila kishte destinacion portin e Durrësit.(kliko për më shumë)

Manjani shkruan në rrjetet sociale  se  importi i sasive të tilla nuk bëhet pa garanci shtetërore.

“Droga vazhdon…
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.

Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…

Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.

“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…“,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY