U arrestua për terrorizëm, ish-komandoja kërcënon prokurorin e gjyqtarin: Do jepni llogari

U arrestua për terrorizëm, ish-komandoja kërcënon prokurorin e gjyqtarin: Do jepni llogari

72
0
Shares

Eshtë zhvilluar seanca gjyqësore e komandos Erzen Uka, i arrestuar për nxitje terroriste. Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish komandon, ndersa gjate seances ka patur dhe tensione.

Prokurori i çështjes, Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci, duke u thënë:  Sa të dalë do të jepnin llogari dhe nuk do kalonte kollaj. 29 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi më herët se pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë, ndërsa gjate masës së sigurisë që do të mbahet të marten do të referohen si prova edhe mbikqyrjet e herëpashershme në rrjetet sociale

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY