Prezantohet “Karta e Studentit”, ja si aplikohet dhe çfarë përfitojnë të rinjtë

Prezantohet “Karta e Studentit”, ja si aplikohet dhe çfarë përfitojnë të rinjtë

4584
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë prezantuar sot ‘Kartën e Studentit, një prej kerkesave kryesore te studenteve gjatë protestës së tyre.

Kjo kartë parashikohen disa ulje në çmimet e biletave në muzetë, teatrot dhe kinematë e kryeqytetit.

Ndërkohë, çmimi për abonentë e autobusëve për studentët nuk ka ndryshuar, është 600 lekë në muaj, por problematikë këtu ka qenë gjithnjë numri i vogël i aboneve që hidheshin qëllimisht në treg.

Karta e studentit përmban:

TRANSPORTI PUBLIK

Tarifa për transportin qytetas – Aboneja e studentit ka vlerën 600 lekë për një muaj

Tarifa për transportin rrethqytetas –Studentët nëpërmjet kartës së studentit do të përfitojnë abonenë e studentit sipas ligjit përkatës.

MUZETË

  1. Muzeu Historik Kombëtar

Çmimi standard – 200 L.

Për Studentët – 60 L.

  1. Shtëpia me Gjethe

Çmimi standard – 700 L.

Për Studentët – 210 L.

  1. Bunk’Art 1

Çmimi standard – 500 L.

Për Studentët – 300 L.

  1. Bunk’Art 2

Çmimi standard – 500 L.

Për Studentët – 300 L.

  1. Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij

Çmimi standard – 200L.

Për studentet – falas

  1. Muzeu Arkeologjik

Çmimi standard – 300L.

PërStudentët – 100L

  1. Muzeu Mezuraj

Çmimi standard – 200L.

Për Studentët – 100L

GALERITË

  1. Galeria Kombëtare e Arteve

Çmimi standard – 200 L.

Studentët – 100 L.

Qendra kulturore kombëtare për fëmijë

  1. Teatri i kukullave

Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora

Çmimi për studentët – 5000L/ora

TEATRO DHE KINEMA

  1. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Çmimi standard– 500 L.

Studentët – 200 L.

  1. Teatri Metropol

Çmimi standard – 500 L.

Studentët – 300 L.

  1. Kinema Millenium

Çmimi standard– 500 L.

Për Studentët – 20% ulje për ata që kanë kartën e studentit.

  1. Kinema Imperal

Çmimi standard– 500 L.

Studentët – 10% ulje.

  1. Kinema Cineplexx

Çmimi standard në 2D– 600 L.

Studentët – 450 L.

Çmimi standard në 3D– 750 L.

Studentët – 600 L.

Asetet në varësi të APR- së.

  1. Reja

Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.

Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000 lekë / ora.

Për aktivitete të zhvilluara nga studentët – falas

  1. Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë

Çmimi i biletës për frekuentimin fushave sportive në PMLAT:

Fusha e futbollit – 400 lekë / ora / personi, për orët e natës me ndriçim në fusha me bar.

200 lekë / ora / personi, ditën pa ndriçim në fusha me bar.

Fusha e volejbollit –100 / lekë / ora / personi.

Fusha e basketbollit –100 / lekë / ora / personi.

Studentët (arsimi publik) tarifohen 50%, me detyrimin të paraqesin një dokument vërtetues.

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË

  1. Qendra Multifunksionale TEN

Salla e madhe me qera 5000L/ora.

Nëse realizohet në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.

  1. Bibliotekat e Lagjeve

Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY