Ndërkombëtarët tentojnë të zgjidhin krizën politike: Po nxitim në çdo formë palët...

Ndërkombëtarët tentojnë të zgjidhin krizën politike: Po nxitim në çdo formë palët për bisedime

43
0
Shares

Ndërkombëtarët deri tani nuk kanë qënë efektivë në punën e tyre për të normalizuar situatën politikë në vend, dhe pse kanë bërë thirrje të vazhdueshme ndaj klasave politike.

Nga njëra anë, sot zëvendës ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones përmes një historie personale të dhimbshme,  i bëri thirrje klasës politike shqiptare të bëhen bashkë për kauza të rëndësishme dhe të ulen të gjejnë gjuhën e dialogut.

Liderët shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushatë e përbashkët ku drejtuesit politikë të Shqipërisë të mblidhen së bashku për ta çuar vendin përpara. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Gratë drejtuese shqiptare duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye’,-tha ajo teksa tregoi për humbjen e nënës së saj nga kanceri i gjirit.

Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE Bern Borchard pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’  deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog. Ai shprehu dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje.Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri’, – deklaroi ambasadori i OSBE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY